Mblidhet Komisioni Hetimor, Presidenti Meta do thirret më datën 6 shtator
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor të krijuar nga PS-ja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Objekti i punës në mbledhjen e sotme është verifikimi i procedurës së ndjekur nga Kreu i Shtetit për zhdekretimin e datës 30 qershor.
Presidenti sipas PS-së, do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.
Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se në seancë dëgjimore Presidenti Ilir Meta do të thirret në datën 6 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

