FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllen 1500 faqe bastesh “online”

Prej 1 janarit, çdo ditë dhjetra faqe të basteve “online” po mbyllen. Kryesisht ato janë faqe të huaja, aktiviteti i të cilave evidentohet nga policia dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit.

Jetmir Braha, drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve (AKEP), tha: “Kohët e fundit kemi shumë shkresa nga Policia e Shtetit. Aktualisht, rezultojnë të mbyllura rreth 1500 faqe të basteve, nga të cilat gjysmat janë mbyllur nga policia dhe gjysma nga AMLF. AKEP i përcjell ISP-ve këto faqe dhe ndjek në vazhdimësi mbylljen e tyre”.

AKEP ka edhe një paralajmërim për ofruesit e shërbimeve të internetit: “Në bazë të ligjit, parashikohet kundravajtje administrative dhe penalizohen me gjobë ofruesit e shërbimeve internet që nuk i binden urdhrit për mbylljen e këtyre faqeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas informacioneve, ka ende faqe “online” të huaja ku mund të luhet kumar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në vetëm 3 javë që prej hyrjes në fuqi të ligjit, policia janë proceduar penalisht mbi 20 persona për zhvillim të paligjshëm të lojrave të fatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?