Mbyllja e basteve, Zheji: Rama do tradhtohet nga deputetët e PS
Moderatori i emisionit ‘360 gradë’, Artur Zheji mendon se premtimi i kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të basteve deri në Janar nuk do të realizohet.
Zhehi u shpreh se një pjesë e deputetëve të Partisë Socialistë kanë interesa të tjera, të cilat bien ndesh me këtë ligj.
“Ka dy ditë që dëgjohet se kur të shkojë ligji në parlament, kryeministri nuk do t’i ketë votat për ta miratuar, pasi një pjesë e deputetëve kanë interesa të tilla. Kjo nuk është shpifje por kështu thuhet”, pohoi Zheji.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Shqipëri ka rreth 4.500 pika bastesh, të cilat sipas Kodit të Punës duhet të punësojnë minimalisht nga dy vetë. Pra, në total janë minimalisht 9.000 të punësuar, të cilët nga 1 janari do të dalin të papunë.
KOHA JONË SONDAZH

