Me muzikë e thirrje për Enver Hoxhën/ Ideja gjeniale e qytetarëve në Tiranë për t’u tallur me Ramën
Opozita duket se ka vendosur që gjatë ditës së sotme të qëndrojë larg dhunës, ndërsa në disa zona kanë nisur marshimet e mbështetësve të tyre.
Në njësinë numër 8 në Tiranë, mbështetësit e opozitës kanë gjetur një ide gjeniale, teksa kanë vendosur të protestojnë me muzikë popullore, duke risjellë në vëmendje zgjedhjet në kohën e komunizmit.
Thirrjet e qytetarëve kanë qenë të shumta: Enver Hoxha, parti shtet, apo brohoritje sa herë që votues hynin brenda qendrës së votimit.



Njësia 8 në Tiranë njihet si bastion i djathtë.
“U rikthye Enveri”, thotë një qytetar.
Muzikanët po luajnë muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit.
“Turp! Turp!”, therrasin ata.



Në zgjedhjet që mbahen sot, për herë të parë pa opozitën dhe në një klimë tensionesh, kanë të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.
Kujtojmë se këto zgjedhje janë të paprecedenta, ku në 31 bashki janë me një kandidat të vetëm. Prej 6 muajsh opozita që ka djegur dhe mandatet ka protestuar vazhdimisht, dhe ka tentuar që të pengojë proceset zgjedhore, veçanërisht në Bashkitë që janë drejtuar nga përfaqësuesit e saj.
E megjithatë mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të distancoheshin nga dhuna, dhe të denonconin çdo rast shkeljesh. Duket se kali i betejës i opozitës do të jetë pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, për të legjitimuar kauzën e saj.
KOHA JONË SONDAZH

