Me sarkazëm Zelensky fton sërish Putinin: Hajde të bisedojmë se nuk kafshoj

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, edhe njëherë tjetër ka përsëritur ftesën drejtuar homologut rus, Vladimir Putin për të ulur bashkë në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur krizën e luftës ruse në Ukrainë.

Kësaj here, ish-aktori i komedisë përdori disa tone sarkazme, duke i thënë se nuk e kafshon. Zelensky i kërkoi Putin të ulen përballë njëri-tjetrit në tryezë dhe jo 30 m larg si me Macron, pasi janë fqinjë për të zhvilluar një dialog të drejtpërdrejt.

“Ukraina nuk dëshiron ta sulmojë Rusinë dhe nuk do ta bëjë diçka të tillë. Ne duam të mbrohemi dhe ata duan të na pushtojnë. Eja Putin, ulu në tryezën e bisedimeve, jam i hapur. Vetëm jo me 30 metra distancë, si me Macron, Scholz. Unë jam komshi. Me mua nuk mban dot 30 metra distancë. Unë nuk kafshoj. Jam një burrë normal”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?