FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media italiane: Rama shkatërroi me ruspa dhe policë të armatosur simbolin e kulturës dhe demokracisë

Revista më e madhe në Itali, “L’Espresso” shkruan se në Tiranë qeveria “Rama” shkatërroi me ruspa Teatrin Kombëtar, një simbol të demokracisë dhe kulturës.
“Në një qytet të mbyllur nga pandemia, qeveria “Rama” shkatërroi Teatrin Kombëtar të ndërtuar në vitet ’40. “Do të ndërtojmë një tejtër”,- thotë kryeministri, por komuniteti i artistëve është në revoltë: “Ajo ndërtesë meritonte respekt”, thonë ata. Ndërkohë që në Itali diskutohet rihapja e teatrove dhe kinemave, në Shqipërinë afër nesh agjentë të maskuar, të armatosur deri në dhëmbë zbraznin dhunshëm ndërtesën e dhe një fadromë niste shembjen. Ishte një traumë.
Teatri është, ose më saktë ishte, një ndërtesë e bukur e arkitekturës racionaliste, ndërtuar në viti 1940, si rrethi kulturor Skanderbeg dhe kishte një elegancë të veçantë”,- shprehet ndër të tjera media e njohur Italiane.

  Artikulli i plotë në italisht: Tirana: ruspe sul Teatro nazionale, simbolo di arte e di democrazia

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?