FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat nderkombetare për thirrjen e Berishës për armët

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi sot në Kuvend, përgatitjen e një ligji që u mundëson shqiptarëve të mbajnë armë për vetmbrojtje, si masë e nevojshme kjo situatës dramatike të krimit në Shqipëri.

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë deklaratave të sotme në Kuvend të ish-kryeministrit Berisha ndërsa Gazeta Washington Post shkruan “Ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje shqiptarëve të marrin armët”.

Në shkrim gazeta i referohet agjensisë Associated Press, e cila ka raportuar e para deklaratat e Berishës e cila sqaron brenda me detaje kontekstin e plotë dhe propozim konkret që ka bërë ish kryeministri. Edhe prestigjozja britanike Daily Mail e ka pasqyruar këtë lajm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ish-kryeministri kërkon armatosjen e shqiptarëve, duke thënë se qeveria  po dështon në përballjen me kriminelët”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?