Mehmetaj, Ramës: Mos ja qaj hallin Presidentit, kur të gjeti punë dhe ty, vetes i ka dalë për zot më kohë

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për deklaratat që kryeministri Edi Rama bëri sot në Elbasan kundër LSI dhe Presidentit Ilir Meta.

Në një reagim në Facebook, Mehmetaj paralajmëron Edi Ramën se do të izolohet dhe nuk ka për të dalë i fituar nga zhvillimi zgjedhjeve pa opozitën. Mehmetaj i është përgjigjur dhe akuzave lidhur me Presidentin. “Sa i takon Presidentit, mos ja qaj hallin, kur të gjeti punë edhe ty, vetes i ka dalë për zot me kohë!”,- shkruan Mehmetaj.

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Idështuar, i kompleksuar dhe tejet qesharak ke përfunduar Ed Kryeministri!

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse vitet si kryeministër të kanë pasuruar me para, shpirtin ta kanë nxirë më tepër se e ke patur, por edhe imagjinatën ta kanë varfëruar e ke arritur në pikën që nuk di ç’nxjerr nga goja.

Falli që sheh çdo ditë nuk po të pastron dot nga balta e krimit, që përtej faqes së qeverisë tënde, po nxin edhe faqen e Shqipërisë në sy të mbarë botës.

Edhe pse shpreson çdo ditë që filxhani të të tregojë ndonjë rrugëdalje, rrugëdalje nuk ka më e gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh, njësoj si frymëzuesit tënd.

Edhe pse doli nga goja jote e nxirë, është krenari për LSI të jetë partia që fut njerëzit në punë!

Edhe mos ki asnjë merak, sapo ti të rehatohesh i izoluar aty ku e meriton, me intensitet do punojmë që Shqiptarëve t’u kthehet mirëqenia që ti u mohove. Sa i takon Presidentit, mos ja qaj hallin, kur të gjeti punë edhe ty, vetes i ka dalë për zot me kohë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?