Mero Baze zbardh debatet me dyer të mbyllura në PD; Sali Berisha: Rama meriton plumbin në ballë
Botuesit i gazetës “Tema” Mero Baze ka zbardhur sot debatet e zhvilluara në mbledhjen e grupit të PD. Sipas tij, Berisha ka deklaruar se “Edi Rama meriton plumbin ballit”.
“Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është zhvilluar mes debateve të ashpra, pas propozimit të Lulzim Bashës për djegien e mandateve.
Më i ashpri ka qenë Sali Berisha, që sipas burimeve të gazetës TemA, ka deklaruar se Edi Rama meriton një plumb ballit.
“Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore. Nëse një kryeministër vendos të mos ikë, opozita nuk fiton. Rama meriton një plumb në ballë, po nuk na e lejon interesi i vendit”, ka thënë Berisha.
“Të ndërmarrim çdo akt që t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë. Po nuk arrtëm votën e lirë, mbetemi fasadë”, ka vijuar Berisha.
Ai ndërkohë është shprehur pro djegies së mandateve. “Në interes të vendit është, rrëzimi i Ramës. Djegia e mandateve do ishte sukses shumë i madh, nëse ai rrëzohet.
Duhet rrëzimi i Ramës me çdo kusht dhe çmim. Pa çmim nuk arrihet. Aludimi ishte dhunë. Harrojeni që ndërkombëtarët na mbështesin”, ka thënë Berisha.
Ndërsa duke folur për mediat italiane, ai tha se Ramën do ta hedhin në lumë, nëse nuk ikën”, thuhet në shkrimin e Mero Bazes në gazetën Tema.
KOHA JONË SONDAZH

