FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i Berishës për deputetët e PD: Kërkoni fakte që nesër të mos hani bar

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një mesazh anëtarëve të grupit parlamentar të PD në rast se do të kërkojnë përjashtimin e tij. Në konferencën për media, i tha se duhet duhet të kërkojnë fakte që nesër të mos hanë bar.

S’kam asnjë informacion konkret, në këtë betejë unë kam një të vërtetë dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar. S’kërkoj unë ndryshimin e vendimit, ai është i zoti i shtëpisë për këtë çështje dhe të përcaktojë kush do hyjë dhe kush jo në shtëpinë e tij, por nga ana tjetër çdo njeri ka natyrë qytetare të kërkojë fakte, dokumente, prova. Ata që se bëjnë këtë kanë probleme me veten e tyre. Ju keni parë një hordhi hajdutësh duke vrapuar në studio, Eureca Eureca duke menduar se shpëtuan nga denoncimet e Berishës. Kërkoni një fakt që nesër të mos hani bar dhe të mos ua servirë kush barin”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?