FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesila Doda: Pse të huajt i vijnë në ndihmë së keqes?!

Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe pas reagimit të ambasadës amerikane në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ish deputetes Mesila Doda.

Reagimi i plotë i znj.Doda:

Diçka e madhe ka ndodhur këto ditë ne Shqipëri. Është prishur statuquo-ja e stanjacionit. Është një vend që lëviz, një lëvizje politike që mbeshtetet nga njerëzit e që sjell frymëzimin se në këtë vend ka ende shpresë. Opozita sot jep shpresë dhe nuk ka deklaratë të huaj të mbajë Shqipërinë në stanjacionin e së keqes. Nëse përfaqesitë e huaja nuk e kuptojnë ështe e keqja më e vogel, nëse e dinë dhe prapë i vijnë në ndihmë të keqes, ky eshtë krim me ndërgjegje… gjithsesi ky është problemi i tyre. Problemi jonë është të mos e lemë këtë vend që të shndërrohet në një laborator njerëzor si Siria. Të gjithë bashkë pa asnjë mëdyshje për të larguar hajdutin psikik me emrin Edi Rama nga ai vend dhe ta çojmë përpara drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?