Meta ironi me  Komisionin Hetimor: Ta shtyjnë afatin deri në 24 korrik 2022

Me 8 vota pro dhe 1 kundër është miratuar sot shtyrja edhe me katër muaj të veprimtarisë së Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta. I pyetur për këtë vendim, Kreu i Shtetit pa kursyer ironinë ka thënë sot në emisionin “Përballë” në RTSH se “ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve, edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerje së gjithë përgjegjësive të mia”. Kujtojmë se në 24 korrik 2022, mbaron dhe mandati i Presidentit Meta.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Së fundmi, zoti President, doja një koment tuajin në lidhje me shtyrjen me katër muaj të punës të Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta: Kjo është gjëja më e parëndësishme, por do kishte qenë më mirë që të mos e shtyjnë kaq shpesh, por ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve, edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerjes së gjithë përgjegjësive të mia, siç kam premtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?