FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Jam në detyrë për mision historik

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp u shpreh  i bindur se nuk ka shans që të dalë nga presidenca para 24 korrikut 2022, datë kur i mbaron edhe mandati kushtetues.

Sipas kreut të shtetit, pyetja se, a i druhet Ilir Meta shkarkimit? Ai deklaroi se kjo pyetje u shkon për shtat atyre që kanë frika nga zgjedhjet e lira dhe dorëheqja.

“Është një pyetje që u shkon atyre që kanë frikë nga votimet e lira, dorëheqjet dhe situata të tilla. Ilir Meta i ka thënë ca gjëra shumë qartë prej një kohe të qëndrueshme. Do të punojmë fort deri më 24 korrik 2022. Duhet të jeni të sigurtë që gjithë ky kuadrat i Presidencës është vetëm Shqipëria kuqezi, deri në momentin kur të largohem nga kjo detyrë. Nuk ka asnjë shans asnjë mundësi që Ilir Meta të dalë para 24 korrikut nga ky institucion pasi është betuar të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetutes dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë, pastaj për çështje të tjera nuk do hyj më tej në detaje. Ilir Meta është këtu për një mision historik. Ka të bëjë dhe me mbrojtjen e disa interesave më të mëdha. Të jeni të sigurtë që këtë do ta bëj jo si punë por si mision historik”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?