FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Kjo është çështje për jetë a vdekje! Rama fabrikoi historinë me telefonatën

Presidenti Ilir Meta, duke folur në Çim Peka LIVE, me tone të ashpra tha se interesi i tij nuk është opozita, por shqiptarët, që po e braktisin masivisht vendin.

“Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta,” tha Meta.

Ai risolli në vëmendje një koment të bërë dikur në Çim Peka LIVE, kur kërcënoi këdo që prek zgjedhjet, kriminelë apo jo. “Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Në rast se Rama respekton 5 Qershorin, Ilir Meta do të vazhdojë punën e tij,” tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai sërish e sfidoi Ramën për debat, duke thënë se ai shpif te ndërkombëtarët. “Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë”,– tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur se çfarë do të bëjë në rast të probleme në zgjedhjeve, ai tha: “Të siguroj që presidenti do bëjë të gjitha aktet që bën një president patriot”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?