FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta me kryeparlamentarët e BE: Kriza e refugjatëve kërkon koordinim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po merr pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të BE, që po mbahet në Luksemburg.

I pranishëm në këtë event, ku Shqipëria përfaqësohet në cilësinë e vendit kandidat, është edhe presidenti i KE, Jean Claude Juncker.

Në fjalën e tij, Meta ka prekur mes të tjerash krizën e refugjatëve, duke garantuar të pranishmit se Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të vetë dhe sipas nevojës së partnerëve europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë, Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirekoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjetes së trafikut dhe terrorizmit”, ka deklaruar Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur më tej se, qytetarët europianë duhet të kenë besim tek BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste dhe ksenofobiste.

“Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”, ka shtuar Meta./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?