Meta me Kushtetutë në dorë: Çdo akt i imi në zbatim të saj
Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në studion e gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24”. Në nisje të emisionit, gazetari Ylli Rakipi vendosi deklaratat e Edi Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” ku akuzonte kreun e shtetit për shkelje të Kushtetutës.
I pyetur për akuzat e kreut të qeverisë, Edi Rama, Presidentit Meta tha se në çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën. Kreu i shtetit hapi në studio Kushtetutën dhe shpjegoi se përse ligjet që ka kthyer ai janë në shkelje të ligjit themelor të shtetit.
“Qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi çdo akt i Presidentit ka qenë dhe është në respekt të Kushtetutës dhe të mbrojtjes së interesit kombëtar”,- tha Presidenti Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/406675379891151/
KOHA JONË SONDAZH

