Meta në Katedralen e ”Shën Pjetër Apostullit”: E ndërtuar falë diasporës sonë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Mal të Zi me ftesë të veçantë të autoriteteve më të larta të shtetit. Këtë të martë, Kreu i Shtetit ka vizituar Katedralen e ”Shën Pjetër Apostull-it”, për të cilën shkruan se ndërtimi i saj u mundësua nga bujaria e diasporës sonë.
”I impresionuar nga vizita në Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit, ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës sonë dhe punës së jashtëzakonshme të mjeshtrave të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare”,-shkruan Presidenti Meta në facebook.
Kreu i Shtetit nënvizon në facebook, se gjatë takimit përgëzoi Dom Klemend Spaçin dhe motrën Luljana Marku, për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin ndaj besimtarëve. ”Përgëzova Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve dhe i falënderova për mikpritjen e ngrohtë”.
Postimi i plotë
I impresionuar nga vizita në Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit, ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës sonë dhe punës së jashtëzakonshme të mjeshtrave të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Përgëzova Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve dhe i falënderova për mikpritjen e ngrohtë.

KOHA JONË SONDAZH

