FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta në SHBA, pritet nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Washington DC

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Departamentin e Drejtësisë nga Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Swartz.

Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA japin për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe i informoi për ecurinë e reformës në drejtësi, duke vënë në dukje se kjo reformë është në fazën e saj përfundimtare, atë të miratimit të saj.

Ai rikonfirmoi angazhimin e tij për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kuvend dhe duke vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe punën e paanshme dhe profesionale të misioneve EURALIUS dhe OPDAT, theksoi se: “Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur, ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë diskutimit për fazën zbatuese të kësaj reforme, Meta nënvizoi se për ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen nga paketa kushtetuese, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndihma dhe asistenca e SHBA për monitorimin e zbatimit të saj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me rëndësi të veçantë, theksoi z. Meta, është edhe rritja e kapaciteteve të hetimit të pavarur dhe profesional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndihmës-Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, z. Bruce Swartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA i kushtojnë miratimit të kësaj reforme dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të përballimit të krizës së refugjatëve dhe nevojës për një koordinim më të mirë mes vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të informacionit mes agjencive të inteligjencës dhe atyre të zbatimit të ligjit për të parandaluar infiltrimin e terroristëve mes refugjatëve që janë larguar nga vendet e tyre për arsye humanitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?