Meta ngushëllon familjen e Fehmi Telegrafit: Edukator e frymëzues i shumë kampionëve!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të një ndër themeluesve të Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafi. Ai gjithashtu njihet edhe si një nga personalitetet që dha shumë për sportin e peshëngritjes.

“Të dashur miq!

Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Fehmi Telegrafit, njërit prej ikonave dhe autoriteteve të zhvillimit të sportit tonë të peshëngritjes.Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre. Në këtë ditë të vështirë jam pranë familjes së tij, kolegëve e ish-sportistëve, si edhe qytetarëve të Beratit, të cilët krenoheshin me personalitetin dhe sukseset e tij!”, ka shkruar Meta në mesazhin e tij ngushëllues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?