FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: PBDNJ, rol konstruktiv në politikën shqiptare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh të gjithë anëtarëve e mbështetësve të pbdnj-së dhe kryetarit të saj, Vangjel Dule, urimet e tij më të përzemërta me rastin e Kongresit të kësaj partie.

Meta vlerëson rolin e moderuar dhe konstruktiv që pbdnj luan në politikën shqiptare si një faktor i rëndësishëm kontribuues në të gjitha zhvillimet politike në vend.

Kryetari i Kuvendit vlerëson misionin e pbdnj-së përgjatë viteve si një përfaqësuese dinjitoze e minoritetit grek, mbrojtëse e të drejtave të njeriut, vlera për të cilat rolit i PBDNJ ka qenë i pikatur dhe i një rëndësie të veçantë në jetën e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas z. Meta, PBDNJ gjithmonë ka demonstruar një politikë racionale konstruktive dhe parimore, duke ndihmuar dhe promovuar dialogun politik dhe jo konfrontimin politik. Një rol të tillë ajo vazhdon ta luajë dhe sot dhe ky pozicionim pozitiv i PBDNJ-së është për t’u vlerësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, z. Ilir Meta shpreh besimin e tij se pbdnj-ja do të vazhdojë të japë të njëjtin kontribut edhe në të ardhmen dhe se roli i saj është i rëndësishëm për promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe avancimin e axhendës integruese të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?