Meta: Sfidat e sigurisë tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta
Mynih – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Ëolfgang Ischinger, merr pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, Presidenti Meta shprehet se sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Në këtë kontekst, kreu i Shtetit thekson se partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor
“Kënaqësi të marr pjesë në @MunSeçonf. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik & aleancave të forta e të qëndrueshme. #Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e #demokracisë, #lirisë & #dinjitetit njerëzor”- shprehet Presidenti Ilir Meta, duke i bashkëngjitur dhe pamjet nga punimet e sotme të Konferencës së Mynihut.
Kënaqësi të marr pjesë në @MunSecConf. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik & aleancave të forta e të qëndrueshme. #Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e #demokracisë, #lirisë & #dinjitetit njerëzor. pic.twitter.com/0luvxcXPdf
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) February 15, 2019
Konferenca
Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.
Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.
Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse.
Ndërkohë ka qenë vetë Presidenti Meta, ai që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit ndan edhe një foto nga qyteti i Gjermanisë, Mynihu.
“Të dashur miq! Përshëndetje nga Mynihu, në prag të Konferencës për Sigurinë”, shkruan Meta.
KOHA JONË SONDAZH

