FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Shqiptarët, me fat që kanë një mik si Engel në Kongresin Amerikan

Presidenti Ilir Meta në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me kongresmenin, Eliot Engel, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në SHBA.

Në një status në Facebook, Meta e cilëson Engel mikun e të gjithë shqiptarëve. Presidenti më tej thotë që jemi me fat që kemi në Kongres një personalitet të tillë me memorie të fortë historike, por edhe vizion gjithmonë të kthjellët për të ardhmen e rajonit tonë.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Një takim i ngrohtë në Kongresin Amerikan me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme. E falënderova për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Me fat që kemi në Kongres një personalitet të tillë me memorie të fortë historike, por edhe vizion gjithmonë të kthjellët për të ardhmen e rajonit tonë. ?????

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?