FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Solidaritet me Belgjikën, terrorizmi s’ka vend në Evropë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar paraditen e sotme lidhur me ngjarjet e fundit tragjike në Bruksel, ku nga disa shpërthime terroriste kanë mbetur me dhjetëra persona të vrarë e të plagosur.

“Në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria gjendet përkrah partnerëve euro-atlantikë për të çrrënjosur celulat terroriste”, ka qenë mesazhi i tij.

Duke shtuar më tej se sulmi ndaj Brukselit, në fakt përbën një sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Të vendosur se së bashku do të mbrojmë vlerat demokratike që na bashkojnë”, përmbyllet qëndrimi i kryeparlamentarit shqiptar, Ilir Meta lidhur me ngjarjet tragjike sot në Bruksel.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?