Meta voton i pari nesër në orën 07:00. Thirrje qytetarëve: Marshoni të qetë drejt kutive të votimit

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, në një postim në Facebook informon qytetarët, se kreu i shtetit do të votojë në orën 07:00 në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, në Tiranë.
“Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.
Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë. 🇦🇱”,- shkruan Blushi në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?