Meta zbulon betejën e radhës: Të çmontojmë shtetin e propagandës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbuluar betejën e tij të radhës për zgjidhjen e krizës së thellë politike në vend. Meta ka deklaruar se do të luftojë për të çmontuar shtetin e propagandës, shtetin e gënjeshtrës, pasi sipas tij, ky lloj shteti po i merr shpirtin vendin.

“Beteja është të gjithë së bashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës. Unë jo rastësisht erdha në studion tuaj, sepse kam pasur oferta edhe nga kolegët e tjerë.

Situata e medieve në Shqipëri është e rëndë, është në kapje të tmerrshme, në mënyrë që të imponohet disinformimi, të humbasin besimin, nënshtrohen dhe të pranojnë këtë situatë si një fatkeqësi që nuk mund të evitohet. Unë jam i bindur që populli ynë, shumë shpejt do të gjejë rrugën e të vërtetës dhe të integrimit të shpejtë drejt BE-së”, tha Kreu i Shtetit në ‘Syri.net’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?