Milo: Parlamenti të zhbëhet, të shkohet në zgjedhje të reja

Politikani i njohur Paskal Milo i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Parlamenti aktual duhet të shkrihet dhe të shkohet në zgjedhje me një sistem tjetër elektoral.

MiloParlamenti shqiptar sot de jure është legjitim, por de facto është i përçudnuar. Ata deputetë që kanë pranuar të shkojnë atje në emër të legjitimitetit, në brendësi të ndërgjegjes së tyre ndihen jo komod përballë një opinioni që gjithmonë e më shumë po krijohet bindja se sa më shpejt të gjendet zgjidhja, aq më mirë është për Shqipërinë. Një Parlament i tillë me një përbërje të tillë duhet të zhbëhet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një sistem tjetër  dhe me një ligj tjetër, nëse mendojmë për Shqipërinë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?