FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrat e Ramës kapen duke manipuluar sondazhin në “Opinion”. Vasili: Rama, drejtor i Shkollës së Hajdutëve

Në emisioni “Opinion” u prezantua një sondazh për popullaritetin e ministrave të qeverisë “Rama”. Por rezultati i votimit nxori në pah një fakt skandaloz. Sipas inxhinierëve elektronikë që kanë kryer sondazhin rezultoi se një pjesë e votimeve online ishin të manipuluara nga stafet e ministrave të Edi Ramës.

Lidhur me skandalin e manipulimit të votimeve online, Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet se me këtë kabinet që vjedh votat, Edi Rama duhet të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës së Hajdutëve!

Ministrat e Rilindjes manipulim kolosal votash! Edi Rama të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës së Hajdutëve! Këta ministrat e paturp të Edi Ramës manipulojnë e vjedhin vota me qindra mijëra. Shikoni votimet ne emisionin Opinion. Mbi 300 mije vota të gënjeshtra FAKE”,- shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu tha se në fund të sondazhit rezultoi se nga totali prej 348,712 votave, 307,864 janë vota të manipuluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?