Ministrat e rinj, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme.

Gjatë seancës së thirrur në orën 17.00 të pasdites së sotme, do të bëhet votimi i ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Por deri më tani emri i Edi Ramës si ministër i Jashtëm nuk është dekretuar ende nga Presidenti Ilir Meta, duke bërë që të mos përfshihet në votim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikohet që seanca të jetë e mbushur me debate, ku opozita pritet të hedhë një sërë akuzash. Gjithçka edhe pas ngjarjeve të fundit në vend, si dhe arrestimit të Klement Balilit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në seancën e sotme pritet të votohet Erion Braçe si zëvendës Kryeministër, Besa Shahini si ministre e Arsimit, Anila Denaj ministre e Financave, Belinda Balluku ministre e Energjisë, Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë, Elva Margariti ministre e Kulturës, Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Elisa Spiropali, ministre e marrëdhënieve me Parlamentin.

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi Gent Cakaj si ministër të Jashtëm, duke bërë që Kryeministri Edi Rama ta marrë vetë drejtimin e ministrisë së Jashtme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?