Ministrat e shkarkuar që pritet të vendosen në krye të komisioneve parlamentare

Ndryshimet e fundit në qeveri kanë lënë 5 vende bosh në drejtimin e komisioneve parlamentare.

Qysh kur Erjon Braçe u zgjodh zëvendëskryeministër, karrigia e tij si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ngeli bosh. PS pritet të propozojë për këtë pozicion ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Bërja e Bledi Çuçit ministër Bujqësie ka prodhuar dy vakanca: një në bashkëkryesimin e reformës zgjedhore dhe një si nënkryetar i Komisionit të Integrimit. Për këtë të fundit, PS nuk ka marrë ende një vendim dhe pse emrat më të përfolur për të qenë nënkryetarë të këtij komisioni janë ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ose deputeti Ervin Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore PS pritet të propozojë Blerina Gjylametin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i ri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes do të zëvendësohet nga Niko Peleshi. Ish ministri i bujqësisë do të propozohet si kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?