Ministri Arbjan Mazniku merr pjesë në takimin mbi “Transformimin e Neutralitetit Klimatik në Ballkanin Perëndimor”

“Mirënjohje Bashkisë Elbasan dhe Taiex për organizimin e shkëlqyer të punimeve për Transformimin e Neutralitetit Klimatik në Ballkanin Perëndimor, ku patëm diskutime tejet të frytshme për mënyrat se si mund të sigurojmë që qytetet tona në Shqipëri dhe rajon të zhvillohen në harmoni me natyrën duke patur në qendër cilësinë e jetës së qytetarit.

Qytetet në Shqipëri kanë potencialin e duhur për të udhëhequr procesin e integrimit në BE. Në këtë drejtim, politikat e gjelbërta dhe ato që nxisin bashkëpunimin, jo vetëm mes qyteteve të Shqipërisë, por edhe në nivel rajoni, bëhen shumë të rëndësishme.

Të vendosur të përsosim qytetet tona dhe rrisim cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”- shkruan Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?