Ministri Arbjan Mazniku vazhdon takimet me bashkitë e vendit, sot ishte në Kurbin

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, vazhdon takimet me pushtetin vendor.

Ai ishte sot me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, në Kurbin. Mazniku pas takimit shkruan në profilin e tij në facebook: “Nisëm me Kurbinin Turin e Dialogut Vendor mes Qeverisë Qendrore dhe 61 bashkive të vendit, për të ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes qeverisjes vendore e qendrore.

Jemi të vendosur në punën tonë për të targetuar në bazë të prioriteteve më aktuale lokale mbështetjen e qeverisë në drejtim të rritjes së mirëqenies dhe shërbimeve më cilësore ndaj komuniteteve e çdo qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderoj @Majlin për punën e saj të përkushtuar në drejtimin e bashkisë duke sjellë një frymë të re në shërbim të qyteatërëve të Kurbinit; duke iu gjendur pranë pa pushim grupeve më në nevojë; si edhe menaxhimin mjaft të mirë të derinatishëm të procesit të rindërtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku do adresojmë në vijim përfundimin e Planit të Përgjithshëm të Territorit, përfundimin sa më shpejt të Rindërtimit si edhe rritjen e kapaciteteve për shërbime e thithje më të larta të investimeve” – përfundon ministri i Pushtetit Vendor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?