Ministri Gjiknuri: Akuzat ndaj meje, thashetheme (VIDEO)
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ka folur për akuzat që i janë bërë ditët e fundit nga deputetë të opozitës.
Pjesë nga intervista
Ju keni zhvilluar një vizitë në ShBA, dhe disa takime të rëndësishme. Keni ardhur me diçka në Shqipëri?
Çdo takim që zhvillohet në SHBA ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Para mundësi të komunikoj dhe me këshilltarin e Trump për Sigurinë dhe drejtues të tjerë të lartë. Në të gjitha këto takime doli qartë mbështetja që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat. Për ne ka rëndësi edhe mbështetja në projekte strategjike në fushën e energjisë. Pata mundësinë të loboj për projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, dhe gazit.
Deputeti Shehaj ju ka akuzuar ju dhe ministrin Ahmetaj se keni kryer telefonata me persona që janë në hetim. Ka gjë të vërtetë?
Meqë unë isha në Amerikë dikush do të dilte të hidhte një shashke këtej nga Shqipëria. Është njësoj si të them unë sipas thashethemeve që Shehaj ka dhënë mijëra euro për të qenë pjesë e listës së PD në Vlorë. Tani jemi mësuar me thashetheme, por faktet aty janë dhe le të hetohet.
https://www.facebook.com/studioehapur/videos/1165083130292532/
Do t’i përgjigjeni kërkesës së opozitës për interpelancë për inceneratorët?
Unë e kam për detyrë këtë gjë, dhe do të përgjigjem. Edhe pse unë i jam përgjigjur me shkrim opozitës për kërkesat për këtë çështje.
Opozita e ka ngritur si një çështje të rëndësishme për incenereatorët. Si është e mundur që një person i vetëm të jetë për tre inceneratorët?
Unë nuk dua të hyj te pjesa si janë bërë këto procedura. I janë nënshtruar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe mos gaboj edhe ndonjë lloj hetimi administrativ. Inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit janë marrë përsipër për t’u ndërtuar nga buxheti i shtetit. Ndërtohet nga kompania private futet ne operim, i dorëzohet pastaj bashkisë, e cila është pronari final.
KOHA JONË SONDAZH

