Ministri i Brendshëm sulmon Presidentin Meta

Pas Elisa Spiropalit është radha e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të reaguar kundër kreut të shtetit, Ilir Meta. Ndërkohë mësohet se ministra të tjerë të kabinetit “Rama” janë në dezhurn këto ditë duke pritur SMS-të e radhës me tekstet e gatshme nga kryeministri për të reaguar.

Në një postim në Twitter, ministri Lleshaj shkruan: “Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet. ‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta: Më 2 mars ftoj popullin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për çmontimin e grushtit të shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rama është hartuesi dhe sponsori i Grushtit të Shtetit, por do marrë përgjigje, edhe për “gjysmëparlamentin” e tij”

Spiropali reagon në emër të Ramës për Presidentin e Republikës

Blushi i përgjigjet Spiropalit: Moj e çmendura E. edhe për grushtin e shtetit keni konsensus nga SHBA dhe BE?

Publikohet dokumenti i Helsinkit. Vasili: Qëndrim dinjitoz në mbrojtje të Kushtetutës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?