Ministri i Mbrojtjes: Greqia na vjen në ndihmë për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit

Në një postim në Facebook,Ministri i Mbrojtjes , Niko Peleshi sqaron se Greqia i është  përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve shqiptare për të angazhuar një helikopter Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

Sipas Peleshit, ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.

Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, thotë Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?