Ministri Klosi, dhëndërit të Berishës: Je injorant!
Sherr dhe debate te Fevziu ne lidhje me temën për kanionet mbi lumin Osum dhe TEC që po ngrihet në zonën në fjalë.
Përplasja ka ndodhur në emisionin “opinion” të Blendi Fevziut, ku Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është konfliktuar verbalisht me Jamarbër Malltezin, kreun e Departamentit të Mjedisit në PD.
Malltezi (dhendëri i Berishës) e ka akuzuar Ministrin si një mashtrues teksa ky i fundit tha se leja për këto HEC-e është dhënë në kohën e qeverisjes së Berishës.
Klosi: Kjo leje u firmos vetëm 6 ditë para se të dorëzonin qeverinë në 2013.
Malltezi: Është kontrata dhe jo leja, mos tregoni injorancë. Mos gënje. Prano që po gënjen. Kërko falje publikisht.
Klosi: Nuk po gënjej, po kontrata është.
Klosi: Po kontrata e firmosur nga Florian Mimaj e firmosur në 6 shtator.
Malltezi: Atëherë kontrata është leje? Përsëri injorancë.
Klosi: Fillove ti ,ooo pusho tani. Je idiot, injorant komplet ti.
KOHA JONË SONDAZH

