FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri, letër Metës: Ja pse i proceduam deputetët e PD-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka informuar përmes një letre një ditë më parë kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta mbi veprimet proceduriale të kryera nga Policia, pas ngjarjeve të 28 marsit në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike gjatë zhvillimit të një proteste pa leje, kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

Konkretisht, ministri e informon zotin Meta për referimin në Prokurori të materialeve për procedim penal në ngarkim të disa deputetëve.

“Dëshiroj gjithashtu t’Ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t’i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit. Vazhdimi i mbajtjes së këtyre armëve nga ana e tyre është shkelje e këtij ligji dhe i dispozitave të Kodit Penal. Gjithashtu, më lejoni t’Ju informoj se deri më sot deputeti Gent Strazimiri nuk e ka dorëzuar ende armën e tij pranë organeve përkatëse, duke vijuar të mbajë qëndrim të paligjshëm në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe Kodit Penal”, shkruan ministri në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?