Ministri Mazniku në Lezhë dhe Mirditë për “Dialogu Vendor mes Qeverinë Qendrore dhe 61 bashkive”

“Në Lezhë, stacioni i dytë i Dialogut Vendor mes Qeverisë Qendrore dhe 61 bashkive të vendit bashkë me Ministrin e Drejtësisë z.Ulsi Manja.

Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu ka kryer një transformim të paimagjinueshëm këtu e 5 vjet më parë në drejtimin e kësaj bashkie, duke e kthyer Lezhën në një ndër destinacionet kryesore turistike të vendit, me një impakt domethënës për ekonominë e mirëqenien e banorëve të Lezhës.

Kemi ende shumë sfida në rrugën përpara, ndaj së bashku do adresojmë përmbylljen sa më shpejt të Rindërtimit, rritjen e investimeve për transformimin e mëtejshëm të bregdetit si edhe lehtësimin e ofrimit të shërbimeve lokale”- shkruan ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Mazniku ishte edhe në Mirditë, ku u prit nga kryebashkiaku mirditor Albert Melyshi. Pas takimit ministri shkruan: “Mirdita ishte stacioni i tretë i ditës së parë të Dialogut Vendor. Me kryetarin e bashkisë tagu z. Albert Melyshi diskutuam për prioritetet në zhvillimin e Mirditës dhe sigurimin e vijimit të punës e investimeve në shërbim të qytetarëve

Swiss Digital Mobile Reklama
Së bashku do rendojmë përpjekjet pa ndërprerje për të çuar më tej projektet e nisura e të shtrojmë rrugën për projektet e reja si zhvillimi i agroturizmit, kthimin e burgut te Spaçit në një atraksion turistik e sigurisht përfundimin e procesit të rindërtimit” përfundon Mazniku.

Në foto: Gjatë takimit në Lezhë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?