Ministria e Drejtësisë: Tre muaj mbrojtje familjes dhe pronave për punonjësit e burgjeve që kërcënohen me jetë

Punonjësit e policisë së burgjeve apo drejtuesit e burgjeve që gjatë ushtrimit të detyrës së tyre u rrezikohet jeta nga kërcënimet, familja apo prona nga të tretët, kanë të drejtë t’u sigurohet mbrojtje e veçantë fizike nga Policia e Shtetit.

Një udhëzim i nxjerrë nga ministria e drejtësisë përcakton se këta punonjës do të merren në mbrojtje për tre muaj. Sipas udhëzimit në situata emergjente kur për shkak të natyrës dhe kompleksitetit të çështjes është i pamundur garantimi i mbrojtjes nga Policia e Shtetit, ofrohet mbrojtje e veçantë nga struktura e posaçme e Policisë së Burgjeve, sipas rregullave dhe kushteve të përcaktuara në këtë udhëzim.

I kërcënuari duhet të bëjë një kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë, e cila shqyrtohet brenda 24 orëve. Përgjatë 10 ditëve në vijim pas vendimit që e merr në mbrojtje, i kërcënuari duhet të paraqesë prova e dokumentacion shtesë që të vërtetojë që është në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se të kërcënuarit si pjesë e administratës së burgjeve i refuzohet mbrojta, i lind e drejta të ankohet më gjykatë. Krahas mbrojtjes, punonjësit e strukturës së posaçme të Policisë së Burgjeve bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera për marrjen e informacioneve për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, në drejtim të personit të mbrojtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?