FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Jashtme greke: Pas tetorit mund të ketë lëvizje për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është ndalur te marrëdhëniet me fqinjët në atë që ai e quajti “përmirësim i imazhit të Greqisë”. Duke raportuar në Komisionin Parlamentar të politikës së jashtme, Dendias nënvizoi se përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me vendet fqinje renditet i treti në listën e prioriteteve kryesore të politikës së jashtme greke.

Greqia ka marrëdhënie të tensionuara me Turqinë, ndërkohë që prej gati një viti janë pezulluar negociatat me Shqipërinë, që synonin miratimin e një zgjidhje paketë për gjithë problemet e mbartura dhe të krijuara vitet e fundit.

Televizioni Klan pyeti burime të Ministrisë së Jashtme greke nëse në axhendën diplomatike të qeverisë së re përfshihet rifillimi së shpejti i negociatave Athinë-Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministri e ka studiuar gjithë dosjen përkatëse, po për momentin nuk mund të pritet diçka”, tha burimi. I njëjti shtoi në mënyrë enigmatike, se “ndoshta pas muajit Tetor do të mund të ketë ndonjë lëvizje”. Por nuk dha ndonjë detaj tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse luftoi me zjarr marrëveshjen e Prespës dhe vazhdon të thotë se ajo ishte një marrëveshje e keqe për Greqinë, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të takohet në Nju Jork me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, siç u njoftua të enjten. Një tjetër takim i konfirmuar është ai me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Burime qeveritare, të pyetura nga televizioni Klan, thanë se në axhendën e Nju Jorkut nuk ka ndonjë takim të Kryeministrit grek edhe me homologun shqiptar, pa përjashtuar që ky takim të ndodhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?