Ministrja e Arsimit pohon se Ligji i Arsimit të Lartë mund të ndryshohet

Ministrja e re e Arsimit e ndjen se Ligji për Arsimin e Lartë duhet ndryshuar, por nuk e thotë troç se ka frikë nga reagimi i Kryeministrit Rama. Por siç la të kuptohet, te Arian Çani, ministrja Shahini flitet se ka ndërmend rishikimin, por jo kaq shpejt. Ndërkohë që realisht ai Ligj shkatërroi me tej arsimin e lartë. Pedagogët dhe studentët e kërkojnë me urgjencë rrëzimin e këtij Ligji. Asambleja e Fakulteteve pas mbledhjes së kësaj të Premte paralajmëroi pezullim të procesit mësimor dhe përshkallëzim të protestës nëse qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të studentëve të Universitetit të Tiranës për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe VKM-të e miratuara në Dhjetor.

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, iu përgjigj paralajmërimit të pedagogëve duke thënë se ligji nuk mund të rrëzohet brenda javës.

Arian Çani: Janë mbledhur shumë pedagogë dhe studentë dhe nëse nuk bie ligji për një javë do përshkallëzojnë protestën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besa Shahini: Ata janë njerëz të mençur dhe e dinë që ky ligj nuk rrëzohet për një javë. Minimumi zgjat dy vjet që të kalojë në të gjitha hallkat. Ata nuk kanë bërë kërkesë që të rrëzohet ligji. Jam e bindur se ata dinë më shumë se kaq, nuk rrëzohet ligji për një javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arian Çani: Ti je e hapur që ligji të rishikohet?

Besa Shahini: Që të fillohet diskutimi, absolutisht. Nëse bindemi se ligji shkakton probleme mund ta rishohim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?