Ministrja e re anulon koncesionin e aksit Thumanë-Kashar

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar ndërprerjen e PPP të aksit Kashar-Thumanë, fondi i së cilës do shkojë në favor të  Draft-Paktit për Universitetin, të prezantuar pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

“Ky është komunikimi im  i parë zyrtar. Uroj që të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kam vendosur të bëj ndërprejen e Partneritetit Publik-Privat  të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e saj do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Për ne ky aks vazhdon të jetë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?