Mjekësia në rrethe, Rama: Në pritje të 300 doktorëve specialistë
Kryeministri Edi Rama ka sifuruar se mjekët specialistë që po shkojnë në rrethe për të ofruar shërbimin e munguar, do e vijojnë këtë ritual deri pas një viti.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një vizite në spitalin e Kukësit ku tha se Programi i Patronazhit po funksionon dhe ka dhënë efektin e vet.
“Do shkoj Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për specialistë, sepse deri në janar të 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë.
Pastaj do vijnë mjekët specialistë që do të jenë full time çdo ditë. Pavarësisht nga ky fakt, të gjithë nevojat tashmë po përballohen dhe kjo është e rëndësishme.
Të gjithë rastet kur mjekë specialistë të pranojnë të shkojnë në spitalet e tjera ku nuk ka specialistë, ne do të japim një bonus plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali po qe se kanë fatin të gjejnë punë.
Kjo po funksionon dhe patronazhi gjithashtu, sepse po ulet fluksi i njerëzve që vijnë në Tiranë”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

