Monika Kryemadhi: Mos u tutni! Me 16 mars hajdeni të përmbysim Ramën
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u ka dhënë një porosi të veçantë, mbështetësve të saj në Lezhë sot, në një takim të hapur në natyrë që të mos tremben nga presionet e qeverisë në këto ditë protestash.
Ajo po ashtu sqaroi para elektoratit të saj arsyet pse i dogjën mandatet, duke ju kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve, mes tyre edhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knuk Fleckenstein.
“Nga dosjet 339 dhe 184 e ka kapur ankthi Ramën. Çfarë janë këto dosje? Ajo që zbulohet aty është më e rëndë se shit-blejra e votës, është bërë përdorimi i bandave kriminale për ta blerë votën përmes kërcënimeve. Dosjet tregojnë hapur se si bandat kanë përfshirë segmentet më të lara të PS dhe qeverisë së Ramës në shit0blerjen e votës. Vendimi për të djegur mandatet ishte i vështirë, por çfarë do bëheshim ne, fasadë e shëmtuar e qeverisjes së Ramës? është tradhti , kombëtare t’i shërbesh Ramës, ne thjesht bënim sikur po bënim opozitë. Prandaj djegia e mandateve erdhi për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo socialist, çdo punonjës të administratës që shteti sot është i kapur, i kapur Parlamenti, drejtësia dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballje me këtë grup kriminal që ka kapur shtetin. Ne nuk tërhiqemi asnjë hap pas. Ne do vazhdojmë të luftojmë nuk kemi asgjë personale me Ramën por me dështimet e tij:,- tha Kryemadhi.
Kryemadhi iu kërkoi të pranishmëve në takim të mos tërhiqen e kthehen pas nga rruga e nisur edhe nëse përballen me kërcënime apo ju troket në derë policia.
“Ne kemi nisur një rrugë që mund të jetë e gjatë dhe e vështirë. Kemi marrë parasysh çdo gjë, sot diskutojmë për mandatin tuaj që është hapja e negociatave me BE. Të bëjmë pakt për të rrënuar shtetin që po kalb Shqipërinë”,- vijoi ajo.
“Dhe një fjalë të fundit, – tha Kryemadhi. – Mos u ndalni! Mos u ndalni dhe as mos u sugjestiononi as nga presionet, as nga trokitjet e policisë në dyert tuaja. Pse e them këtë? Sepse njerëzit më të lodhur dhe më të mërzitur janë policët; janë ata që paguhen më pak nga të gjithë, janë ata që shfrytëzohen më shumë nga të gjithë, janë ata që vendosen në pozicionin më të vështirë nga të gjithë; janë prokurorët, të cilët kërcënohen për të bërë padi ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe ndaj njerëzve në politikë, pse? Sepse u shkundin para surratit të tyre, listat që përgatiten në zyrat e Edi Ramës dhe të Ëngjëll Agaçit, për prokurorët me Vetingun e famshëm. Mos u tutni nga asnjë që kërkon t’ju mbyllë biznesin apo vendosë gjoba. Çdo njeri që është në grahmat e fundit të pushtetit të tij bën veprimet që bën Rama dhe banda e tij. Tik taku i tij ka filluar.”
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/280896126178862/
KOHA JONË SONDAZH

