Monika Kryemadhi: Opozita asnjë hap pas!

Monika Kryemadhi nuk ndalon në aksionin e LSI për rrëzimin e kryeministrit Rama. Ajo thotë se PS ka plot njerëz të mençur, të aftë dhe të paimplikuar me krimin e organizuar, ndaj sa me shpejt PS-ja e largon kryeministrin, aq me mirë për vendin , por edhe për socialistët. E pyetur në lidhje me kërkesën e presidentit Meta se “opozita të bëjë një hap pas, kurse kryeministri dy hapa prapa”, ajo insiston: JO, nuk bëjmë asnjë pas derisa të rrëzojmë Ramën!

Pjesë nga intervista:

Si u ndietë kur Rama ju akuzoi si një arkitekte të blerjes së votave?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi: Nuk më bënë përshtypje fare. Unë e njoh shumë mirë. Monika Kryemadhi ka kandiduar në Tiranë, ka kandiduar në Dibër, ka kandiduar në Lezhë, në Elbasan. Monika Kryemadhi ka punuar me Partinë Socialiste, ka punuar 15 vjet me LSI-në dhe shqiptarët e dinë shumë mirë si punon Monika Kryemadhi. Monika Kryemadhi nuk e bazon tek paraja suportin e saj, sepse ka dhe shumë të tjerë që kanë para. Mos harroni, keni nja 5 oligarkë që janë në shërbim të Edi Ramës dhe ku është sot?! Është njeriu më në minorancë, është njeriu më vetëm. Nuk e besoj fuqinë dhe pushtetin as tek forca fizike dhe as tek paraja. Besoj tek forca shpirtërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dyta jam shumë e lumtur, që zoti Rama, si e tha Kejdi Mehmetaj, “ a të qaj 15 minuta?’, në ato 15 minuta, 14.5 minuta u mor me mua që do të thotë se problemi i tij jam unë. Sa më shumë që më sulmon ai, aq më e vendosur bëhem unë në rrugën time, aq më shumë kuptoj që kam të drejtë, për të vazhduar dhe për të mos bërë më asnjë hap pas! Asnjë hap pas! Pse e them asnjë hap pas?!

Pyetje: Kujtojmë se Presidenti  i Republikës ju kërkoi si opozitë që të bëni një hap pas dhe mazhorancës të bëjë dy hapa pas…

Kryemadhi: Unë po them ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas,  sepse jemi me të drejtë të Zotit. Nëse Edi Rama nuk beson në Zot, kjo është punë e tij, unë për veten time besoj dhe po e them: ferri i Edi Ramës është parajsa e njerëzve të lirë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?