Monika Kryemadhi uron Pavarësinë e Kosovës: E ardhmja në rrugën e duhur

Në ditën e 11 vjetorit të shpalljes së Kosovës së Pavarur, ka reaguar edhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo sheh të ardhmen në rrugën e duhur në këtë vend.

“Urime Kosovë ?? teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.

Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!”, shkruan Monika Kryemadhi në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?