FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mori mandatin, deputeti: Jam gati ta djeg

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi ka surprizuar me një reagim në rrjetet sociale. Maliqi ka vetëm disa javë si deputet pas djegies së mandateve nga opozita, por thotë se është gati ta djegë për interesat e vendit me kusht që të ndryshohet sistemi elektoral dhe deputetët të zgjidhen nga populli.

Reagimi i plotë

Jam gati te djeg mandatin e Deputetit per interesat e vendit vetëm ndryshoni sistemin elektoral. Deputeti të zgjidhet nga populli. Keqardhje, pasi e kanë kthyer parlamentin në Estradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turp marrveshja e 2008-ës midis PS dhe PD me këtë sistem elektoral te turpshem te mbyllur sipas Kryetareve, që tregoj e tregon me se miri se listat dhe Parlamenti jane mbushur e mbushen me deputet pa nivel, me diploma private te blera apo fallco, me kriminel, biznesmen qe kanë perfituar nga kjo politikë e korruptuar etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eshte zhvlersuar figura e Deputetit. Deputet qe i sherbejne Kryetareve dhe Oligarkeve, i sherbejne bizneseve te tyre e krimit dhe jo popullit. Ky sistem mbolli kete situate e krize politike, ekonomike dhe te pasigurise. Vetem sistemi mazhoritar me 100 Deputet dhe 100 zona i sherben demokracise, vendit, votuesve dhe te ardhmes europiane.

Çdo vonese çon ne degradim te parlamentarizmit, situates ekonomike, politike dhe çon ne emigrim masiv dhe konflikte mes palëve, siç kanë ndodhur dhe po ndodhin. Ndryshoni Kodin dhe sistemin zgjedhor sa nuk eshte vonë, boll keni parë interesat tuaja. Deputeti zgjidhet nga populli dhe i sherben atij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?