Mos dekretimi i Cakaj. Haradinaj: Respektojmë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se e respekton qëndrimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket mosdekretimit të kosovarit Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në një konferencë për media nga selia e partisë së tij, duke thënë se nuk i takon atij që të komentojë procese të tilla.

“Nuk mund ta komentoj. Nuk është detyrë e imja me e komentu. Është detyrë e Qeverisë së Shqipërisë. Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam drejt me e komentu. I respektojmë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë konfernecë për media, kreu i AAK-së, ka prezantuar disa prurje të reja në partinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij demokracia bëhet më e mirë, kur partitë bëhen më të mira.

I gjithë ky debat për kosovarin Gent Cakaj është nxitur nga vendimi i presidentit Ilir Meta për të mos dekretauar atë në krye të diplomacisë shqiptare.

Meta kishte deklaruar se ai nuk ka përvojë dhe e ka konsideruar si të pa përgjegjshëm për atë post.

Ndaj Metës kanë reaguar Edi Rama e Baton Haxhiu. Rama e ka quajtur si të turpshëm këtë vendim të Metës, ndërsa Haxhiu i ka shkruar një letër private me tone kërcënuese.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-thote-ramush-haradinaj-per-mosdekretimin-e-gent-cakajt-614585/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?