FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mos u tërhiqni”, artistët thirrje qytetarëve pas ikjes së policisë

Policia është tërhequr së paku momentalisht nga Teatri Kombëtar. Në TK ndodhen artistë dhe qytetarë të shumtë të kryeqytetit e jo vetëm.

Përpara protestuesve folën regjisori Edmond Budina, aktori Neritan Licaj dhe regjisori tjetër Robert Budina. Ata thanë se masa e protestuesve nuk duhet që të tërhiqet.

Regjisori Edmond Budina: Ata u tërhoqën, por në skuta të errëta kushedi çfarë kurdisin. Ata duhet të japin dorëheqje. Të japin dorëheqjen sepse janë sjellë si kriminelë. Do të themi se kemi fituar kur ne qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë realisht ia kemi dqlë në betejat tona. Por ne jetojmë në realitet ku njerëzit e thjeshtë vuajnë e oligarkët pasurohen. Politikanët shkojnë dhe vijnë, qytetaria mbetet. Të rrëzojmë qeverinë e krimit. Ju lutem, na mbështesni. Do të jemi këtu derisa të bjerë kjo qeveri e të strukturohet teatri. Ne nuk tërhiqemi. Këtu janë shpirtrat e të gjithë shqiptarëve. Mos e harroni, Teatri është kulturë, pasuri, shpirt kombëtar. Shqipëria bëhet si Europa vetëm përmes kulturës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktori Neritan Licaj:

Swiss Digital Mobile Reklama

Teatri është shprehje e demokracisë dhe kështu do të mbetet. Nuk kanë për ta mposhtur dot kurrë, në asnjë lloj forme, sepse nuk mposhtet shpirti i lirë. Zemra e pastër dhe mendja e kthjellët nuk mposhten nga armët.

Regjisori Robert Budina:

Nëse jemi bashkë, do ta mbrojmë Teatrin. Kjo është padrejtësi dhe duhet të luftohet. Ushtronin vullnetin tuaj se do shpëtojmë të tërë. Pakica janë ata, shumica jemi ne. Tërheqja e forcave të policisë erdhi për shkak se nuhatën këtë luftë të madhe për të drejtën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?