Moti i keq, Rama nxjerr pamjet: Pranë njerëzve për të lehtësuar situatën e vështirë

Prej ditësh moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin, duke sjellë edhe vështirësi në zona të shumta.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga ndërhyrja në zonë e strukturave shtetërore.

“Me këto pamje të angazhimit maksimal të të gjithë strukturave shtetërore për të qenë pranë njerëzve dhe lehtësuar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të dëborës duke garantuar të gjitha shërbimet dhe sigurinë e jetës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme, priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore.

Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu ose shi i përzier me dëborë. Sa i takon temperaturave do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht gjatë ditës së sotme, e enjte 10 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 3-9 °C, në vendet e ulëta 2- 6 °C dhe në vendet malore -5 deri në 1 °C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?