Mustafaj: Rama gënjeu, nervozizmi i tij i papranueshëm

Ditën e djeshme në Kuvend pati një sherr me fjalë fyese nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Sipas analistit Besnik Mustafaj, denoncimi i Berishës për ABI Bank e Linda Ramën është mëse normal.

“Denoncoi faktin që ABI Bank është e vetmja bankë që është themeluar me një kapital ofshor dhe në praktikën e bankave nuk është e lejueshme. Në kërkesën e Berishës nuk ka asgjë anormale. Të githë familjarët janë të detyruar të përgjigjen në lidhje me statusin se si ata i fitojnë paratë”, u shpreh Mustafaj.

Ai u shpreh se nervozizmi i papritur i Edi Ramës është i papranueshëm. “Kryeministri gënjeu kur tha se kjo bankë rregullohet nga enti rregullator i SHBA. E kaloi debatin nga një debat legjitim në privat”, tha Mustafaj. Megjithatë, analisti nuk justifikon sjelljen e Berishës, por fajtor kryesor bën kryeministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pastaj degradoi dhe Berisha pasi nuk ka pse të thotë ‘horr’, por unë po flas për pjesën e parë që u bë shkaku i degradimit të debatit. Fajtor kryesor është kryeminsiti që humbi toruan, gënjeu. Në çdo vend të botës kryeministri vetëm një herë lejohet të gabojë”, tha më tej ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?